Shpëtohen mbi 300 emigrantë në Mesdhe

Bota

Shpëtohen mbi 300 emigrantë në Mesdhe

Më: 1 mars 2021 Në ora: 13:50
Foto ilustrim

Do të ishte kthyer në një tragjedi njerëzore nëse anija e organizatës jo qeveritare gjermane Sea-Watch nuk do të kishte ndërhyrë për të shpëtuar gjatë fundjavës 363 emigrantë që me gomone po përpiqeshin të kalonin Mesdheun nga Libia drejt Italisë.

U deshën pesë operacione shpëtimi për të kryer misionin.

Vetëm të shtunën në mëngjes anija e shpëtimit Sea-Watch 3 gjeti 102 emigrantë në det, ndërsa një ditë më parë shpëtoi 45 vetë, duke përfshirë 15 minorenë.

Ndërsa të dielën organizata joqeveritare shpëtoi 216 emigrantë të tjerë në tre operacione të ndara.

Rruga qendrore e emigracionit në Mesdhe konsiderohet si më e rrezikshmja dhe më vdekjeprurësja në botë.

Agjencitë e Kombeve të Bashkuara thonë se rreth 160 emigrantë dhe refugjatë kanë humbur jetën këtë vit, në përpjekje për të kaluar nga Afrika Veriore drejt Europës.

Libia mbetet pika kryesore e arratisjes së emigrantëve dhe refugjatëve për shkak të destabilitetit në disa vende të Afrikës dhe të Lindjes së Mesme, ndërsa synojnë të kërkojnë strehim në Europë.

Mbi 1,200 emigrantë dhe refugjatë humbën jetën duke u përpjekur për të kaluar Mesdheun gjatë vitit 2020, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Migracionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat