Sulmohen trupat amerikane në Irak

Bota

Sulmohen trupat amerikane në Irak

Më: 3 mars 2021 Në ora: 18:27
Foto ilustrim

Të paktën dhjetë raketa qëlluan një bazë ushtarake në Irakun perëndimor. Kjo bazë është shtëpia e trupave nga një koalicion ndërkombëtar i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. Nuk dihet nëse ka viktima.

Baza ajrore Ain al-Assad në provincën Anbar u sulmua në 7:20 të mëngjesit të sotëm, tha zëdhënësi Wayne Marotto.

Ushtria irakiene lëshoi një deklaratë ku thuhej se nuk kishin ndodhur humbje të konsiderueshme dhe se forcat e sigurisë kishin gjetur bllokun e nisjes të përdorur në sulm, raporton cnn.

Ky është sulmi i parë që kur Shtetet e Bashkuara sulmuan forcat iraniane në kufirin irako-sirian javën e kaluar.

Trupat amerikane në Irak vitin e kaluar, nën administrimin e presidentit, Donald Trump, ulën ndjeshëm praninë e tyre në shtetin aziatik. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat