E frikshme, meteori trondit shtëpitë në zonë, panik te banorët

Bota

E frikshme, meteori trondit shtëpitë në zonë, panik te banorët

Më: 9 mars 2021 Në ora: 22:57
Foto nga vendi i ngjarjes

Një top zjarri, duke udhëtuar me rreth 42,000 milje në orë, u pa mbi qiellin e Vermontit verior dhe Kanada të dielën në mbrëmje, thanë zyrtarët.

NASA Meteor Watch tha në Facebook se më shumë se 100 njerëz panë meteorin rreth orës 5:38 pasdite, me kohën lokale.

Meteori u pa duke udhëtuar në veri-lindje përgjatë 33 miljeve – nga Mount Mansfield State Forest në Beach Hill në Orleans County në jug të Newport, tha agjencia NASA Meteor Watch.

“Shkëmbi hapësinor u copëtua me dhunë, duke prodhuar një valë presioni që tronditi ndërtesat dhe gjeneroi tingullin e dëgjuar nga ata pranë trajektores”, tha agjencia.

“Një valë e tillë presioni mund të çiftëzohet në tokë, duke shkaktuar ‘dridhje’ të vogla që mund të merren nga instrumentet sizmikë në zonë”, thane zyrtarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat