Disa burra të armatosur vrasin 58 civilë në Nigeri

Bota

Disa burra të armatosur vrasin 58 civilë në Nigeri

Më: 16 mars 2021 Në ora: 23:27
Nigeri

Disa burra të armatosur në Nigerinë jugperëndimore kanë vrarë të paktën 58 njerëz të cilëve ia zunë pritën në një autokolonë që po kthehej nga një treg javor dhe sulmuan një fshat aty pranë, tha qeveria të martën.

Sulmet ndodhën në rajonin Tillabery, i cili është afër kufirit me Mali dhe Burkina Faso dhe që është përballë me sulme gjithnjë e më vdekjeprurëse nga grupe të armatosura aktive në të gjithë rajonin e që kanë lidhje me ISIS dhe al-Kaeda.

Njoftimi u tha në televizionin shtetëror të Nigerisë të martën në mbrëmje nga zëdhënësi i qeverisë Abdourahmane Zakaria, i cili shpalli tre ditë zie kombëtare për viktimat, shkruan Al Jazeera.

Vrasjet masive nënvizojnë sfidat e mëdha të sigurisë me të cilat përballet presidenti i ri i Nigerisë, Mohamed Bazoum, i cili fitoi zgjedhjet në fund të shkurtit për të pasuar udhëheqësin në largim Mahamadou Issoufou.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat