Deri 50 për qind e kroatëve po refuzojnë të vaksinohen me AstraZeneca

Bota

Deri 50 për qind e kroatëve po refuzojnë të vaksinohen me AstraZeneca

Më: 25 mars 2021 Në ora: 10:42
Foto Ilustrim

Kroatët po vazhdojnë të refuzojnë vaksinimin me AstraZeneca pas raportimeve se po shkakton mpiksjen e gjakut.

Kryetarja e mjekësisë familjare kroate, Natasha Ban Toskiq tha sot për Radio Kroacinë se midis 30 dhe 50 për qind e pacientëve refuzojnë të vaksinohen me AstraZeneca.

“30 deri 50 për qind e pacientëve refuzojnë të vaksinohen me AstraZeneca. Kjo bllokoi plotësisht punën tonë të rregullt. Infermierët tanë duhet t’iu telefonojnë vazhdimisht pacientëve që të vaksinohen gjersa ne gjithashtu marrim kërcënime”, tha Ban Toskiq.

“Unë mendoj se është një kërcënim nëse një pacient më dërgon një email duke thënë se do të marrë masa nëse nuk do të marrë vaksinën që dëshiron deri nesër”, shtoi Ban Toskiq.

Ndryshe, Andrej Plevkoviq, kryeministri kroat, gjatë ditës së djeshme ka marr para kamerave vaksinën e AstraZenecas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat