“Imuniteti i tufës nuk është i domosdoshëm për luftimin e pandemisë”

Bota

“Imuniteti i tufës nuk është i domosdoshëm për luftimin e pandemisë”

Më: 26 mars 2021 Në ora: 19:22
Foto ilustrim

Profesori izraelit, Ran Balicer, ka paralajmëruar të premten se Izraeli do t’i rikthehet rutinës dhe ritmit të zakonshëm që ka ekzistuar para shpërthimit të pandemisë së koronavirusit edhe para se të mbërrihet imuniteti i tufës.

Duke folur për mediat e shtetit, ai ka thënë madje se kjo gjë as që është e nevojshme për luftimin e pandemisë.

“Imuniteti i tufës nuk është i domosdoshëm për të arritur rezultate dramatike”, ka thënë Calicer, drejtor i Institutit kërkimor Klalit, në ditën kur numri i personave të vaksinuar kundër koronavirusit në Izrael ka tejkaluar 50 përqindëshin – apo 4.656.000 nga gjithsej 9.3 milionë banorët.

Ai është shprehur se sa më shumë që bie numri i të infektuarve brenda një dite, aq më i madh është ndikimi në mbrojtjen indirekte.

“Kur 60 për qind e banorëve vaksinohen, kjo mjafton që përqindja e të infektuarve të bjerë. Kjo gjë, bashkë me bartjen e maskave dhe me distancën fizike, do ta ulë shkallën e infektimeve”, ka thënë ai. Në Izrael, një e treta e popullatës është nën moshën 16-vjeçare dhe si rrjedhojë e pakualifikuar për vaksinim. Deri më tani është dëshmuar se vaksina kundër COVID-19 e kompanive “Pfizer”-“BioNTech”, e cila përdoret në vend, është 98.9 për qind efikase në parandalimin e rasteve të fatalitetit, dy javë pas marrjes së dozës së dytë të kurës.

Analizat shtesë të kryera në Izrael kanë treguar se gjasat që një person i cili ka marrë dy dozat e vaksinës të sëmuret nga COVID-19 janë një me një mijë.

“Numri i të prekurve nga koronavirusi ka shënuar rënie prej 85 për qind në vend, ndërkaq është 72 për qind më i ulët bilanci i të sëmurëve në gjendje kritike, përderisa të infektuar të rinj brenda një 24-orëshi ka 86 për qind më pak sesa nga piku i epidemisë në mesin e janarit”, ka thënë shkencëtari Eren Segal nga Instituti Wajcman, kanë raportuar mediat izraelite.

Pas fushatës së suksesshme të vaksinimit, Izraeli ka filluar t’u ndajë të vaksinuarve dhe të shëruarve nga COVID-19 të ashtuquajturat “leje të gjelbra”, të cilat ua mundësojnë, para së gjithash, qasjen në vendet për rekreacion. Vaksinimi në shtetin izraelit ka filluar më 19 dhjetor dhe deri më tani dozën e parë të kurës e kanë marrë 56 për qind e banorëve, apo më shumë se pesë milionë qytetarë. Për arritjen e imunitetit të tufës nevojitet vaksinimi apo infektimi i natyrshëm i më shumë se 80-përqindëshit të popullatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat