Afër 3 milionë njerëz kanë vdekur nga COVID-19 në të gjithë botën

Bota

Afër 3 milionë njerëz kanë vdekur nga COVID-19 në të gjithë botën

Më: 10 prill 2021 Në ora: 16:15
Foto ilustrim

Sipas një llogaritje të përpiluar nga AFP, të paktën 2.917.316 njerëz kanë vdekur nga COVID-19 në të gjithë botën që kur virusi u shfaq për herë të parë në dhjetor të vitit 2019.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi më i prekur me 561.074 vdekje.

Ndjekur nga Brazili me 348.718, Meksika me 207.020, India me 168.436 dhe Britania me 127.040.

Në Kosovë ndërkohë, që nga fillimi i pandemisë, kanë vdekur 1.976 njerëz nga koronavirusi, kurse në Shqipëri 2.304.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat