Qyteti i trëndafilave të Arabisë Saudite lulëzon në Ramazan

Bota

Qyteti i trëndafilave të Arabisë Saudite lulëzon në Ramazan

Më: 16 prill 2021 Në ora: 14:28
Qyteti i trëndafilave të Arabisë Saudite lulëzon në Ramazan

Çdo pranverë, trëndafilat lulëzojnë në qytetin saudit Taif, duke e kthyer këtë “xhep” mbretërisë në shkretëtirë, në një trëndafili të gjallë dhe aromatik.

Në prill, trëndafilat janë këputur për vajin esencial të përdorur për të pastruar muret e jashtme të Kaaba-s së shenjtë, struktura kubike në qytetin e shenjtë të Mekës drejt së cilës falen myslimanët në të gjithë botën.

Këtë vit, të korrat qëlluan gjatë muajit të shenjtë të agjërimit të Ramazanit, të cilin myslimanët ia kushtojnë lutjes dhe reflektimit.

Punëtorët në fermën Bin Salman mbi shkurret e trëndafilit, mbledhin dhjetëra mijëra lule çdo ditë për të prodhuar ujë trëndafili dhe vaj, gjithashtu përbërës të çmuar në industritë kozmetike dhe kuzhinës.

Vaji i parfumuar është bërë popullor në mesin e miliona myslimanëve që vizitojnë mbretërinë çdo vit për pelegrinazhe.

Image

Imashet e bimëve dhe luleve kanë qenë prej kohësh pjesë e artit islamik.

Qyteti Taif, i njohur si qyteti i trëndafilave, me afërsisht 300 milion lule çdo vit, ka më shumë se 800 ferma lulesh, shumë prej të cilave kanë hapur dyert e tyre për vizitorët.

Ndërsa punëtorët mbledhin lule në fusha, të tjerët punojnë nëpër hangarë, duke mbushur dhe peshuar shporta me dorë.

Lulet më pas zjehen dhe distilohen.

"Ne fillojmë t’i ziejmë trëndafilat në nxehtësi të lartë derisa ato pothuajse avullojnë dhe kjo zgjat rreth 30 deri në 35 minuta," i tha AFP-së,  Khalaf al-Tuëeiri, i cili zotëron fermën Bin Salman.

"Pas kësaj ne ulim nxehtësinë për rreth 15 deri në 30 minuta derisa të fillojë procesi i distilimit, i cili zgjat për tetë orë."

Sapo vaji noton në sipërfaqe të vazove të qelqit, fillon procesi i nxjerrjes.

Vaji më pas nxirret me një shiringë të madhe për të mbushur shishka me përmasa të ndryshme, më e vogla për 400 riale saudite ( ose 106 dollarë).

Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat