Ulet numri i ekzekutimeve më 2020

Bota

Ulet numri i ekzekutimeve më 2020

Më: 21 prill 2021 Në ora: 10:40
Disa zyrtarë policorë duke përgatitur litarin për varje.

Organizata ndërkombëtare për të drejta të njeriut Amnesty International, ka thënë se numri i dënimeve me vdekje më 2020 ka qenë i ulëti në dekadën e fundit, ndonëse “sfidat e pashembullta” të pandemisë nuk kanë ndalur 18 shtete për të marrë vendime për vdekje të tilla.

Të paktën 483 persona dihet se janë ekzekutuar globalisht, çka flet për 26 për qind ulje në krahasim me vitin 2019, është thënë në raportin vjetor të kësaj organizate me bazë në Londër.

Në këto të dhëna nuk përfshihen shtetet që klasifikojnë të dhënat për dënim me vdekje si sekrete shtetërore, apo ato që ofrojnë informacion të kufizuar.

Në mesin e këtyre shteteve hyjnë: Kina, Koreja Veriore, Siria dhe Vietnami.

Irani, Egjipti, Iraku dhe Arabia Saudite është thënë se janë përgjegjëse për 88 për qind të të gjitha ekzekutimeve.

Numri i dënimeve me vdekje, që dihet se janë kryer në gjithë botën, - të paktën 1,477 – ka qenë për 36 për qind më i ulët, në krahasim me vitin 2019.

“Teksa bota fokusohet në gjetjen e rrugëve për të ruajtur jetët nga COVID-19, disa qeveri kanë treguar vendosmëri shqetësuese për ekzekutuar njerëzit, pavarësisht rrethanave tjera”, ka thënë Sekretarja e Përgjitshme e Amnesty International Agnes Callamard.

Kina besohet se ekzekuton mijëra persona brenda vitit, duke e bërë atë xhelatin më të madh në botë, ka thënë kjo organizatë në raportin e titulluar Dënimet me vdekje dhe ekzekutimet më 2020.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat