Amerikanët e vaksinuar do të lejohen në BE gjatë verës

Bota

Amerikanët e vaksinuar do të lejohen në BE gjatë verës

Më: 26 prill 2021 Në ora: 20:31
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen thotë se amerikanët e vaksinuar kundër COVID-19 duhet të jenë në gjendje të udhëtojnë në Evropë në verë, duke lehtësuar kështu kufizimet ekzistuese.

Zonja von der Leyen i tha gazetës New York Times se 27 anëtarët e bllokut do të pranonin pa kushte të gjithë ata që kanë bërë vaksinat e miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave. Agjencia ka miratuar tre vaksinat e përdorura në Shtetet e Bashkuara, Pfizer, Moderna dhe Johnson & Johnson.

Ajo nuk tha se kur mund të rinisë udhëtimi. BE ndaloi pothuajse të gjitha udhëtimet, jo të domosdoshme më shumë se një vit më parë.

Vendet e Bashkimit Evropian ranë dakord këtë muaj të lëshojnë leje që do të lehtësonin udhëtimin për të vaksinuarit, ata që e kanë kaluar infektimin, ose kanë rezultuar negativë./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat