Irani dhe SHBA-të pajtohen për shkëmbim të të burgosurve

Bota

Irani dhe SHBA-të pajtohen për shkëmbim të të burgosurve

Më: 2 maj 2021 Në ora: 16:38
Foto ilustrim

Irani do t’i lirojë katër amerikanë të akuzuar për spiunim në këmbim të katër iranianëve të mbajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

SHBA gjithashtu pritet t’i zhbllokojnë shtatë miliardë dollarë të fondeve të ngrira iraniane, shkruan Reuters.

Këtë e ka konfirmuar televizioni shtetëror iranian duke cituar një zyrtar të lartë.

Ndërsa Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit nuk kanë bërë ndonjë koment lidhur me këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat