India në kolaps, Britania e Madhe ia premton edhe 1 mijë ventilatorë

Bota

India në kolaps, Britania e Madhe ia premton edhe 1 mijë ventilatorë

Më: 2 maj 2021 Në ora: 19:45
Indi

Për t’i dalë në ndihmë me luftën ndaj koronavirusit, Britania e Madhe do t’i dërgojë Indisë 1.000 ventilatorë të tjerë. Kjo e fundit është duke regjistruar rreth 300.000 raste pozitive me COVID-19 çdo ditë, duke bllokuar spitalet. Në mungesë të hapësirës nëpër morgje, autoritetet janë detyruar t’i djegin trupat e të vdekurve nga koronavirusi.

“Kjo mbështetje do të ndihmojë në përmbushjen urgjente të disa prej nevojave akute të Indisë, veçanërisht oksigjen për pacientët”, ka thënë sekretari i Jashtëm, Dominic Raab.

“Jemi të vendosur t’i ndihmojmë miqtë tanë indianë në kohën e tyre të vështirë”.

Kombet e tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Gjermaninë, Pakistani, po japin mbështetje pasi numri i rasteve pozitive është në rritje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat