Rrëfimet e të mbijetuarave nga shpërthimet në Kabul: Të gjithë bërtisnin, kishte gjak kudo

Bota

Rrëfimet e të mbijetuarave nga shpërthimet në Kabul: Të gjithë bërtisnin, kishte gjak kudo

Më: 9 maj 2021 Në ora: 18:58
Foto ilustrim

Në Kabul të Afganistanit, kanë ndërruar jetë 60 persona shumica e tyre janë vajza, si pasojë e shpërthimeve që kanë ndodhur jashtë një shkolle.

Njëri nga shpërthimet besohet të ketë qenë një veturë në të cilën kishte të vendosur një bombë, ndërsa dy shpërthimet tjera mendohet se ishin improvizime me mjete shpërthyese.

Njëra nga të mbijetuara, Zahara, ka treguar për tmerrin që kishte përjetuar ajo dhe të tjerët që ishin në momentet kur ndodhën të gjitha zhvillimet.

Ajo u ka thënë gazetarëve se shpërthimet ndodhën pasi ajo kishte mbaruar mësimin.

“Shoku im i klasës vdiq. Disa minuta më vonë ndodhi një shpërthim tjetër, dhe pastaj një tjetër. Të gjithë bërtisnin dhe kishte gjak kudo”, ka thënë ajo.

Disa dëshmitarë kanë thënë se kishin dëgjuar shpërthime të ndara, ndërsa një grua, Reza, ka thënë për agjencinë e lajmeve AFP se kishte parë “shumë trupa të përgjakur në pluhur dhe tym”.

“Unë pashë një grua duke kontrolluar trupat dhe ishte duke e kërkuar vajzën e saj”.

“Pastaj ajo gjeti çantën me gjak të vajzës së saj, pas kësaj asaj i ra të fikët dhe u rrëzua në tokë”, ka thënë Reza.
Më shumë se 150 njerëz u plagosën nga sulmet, shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat