Bota po armatoset “deri në dhëmbë”. Në 2020 shpenzime rekord për ushtrinë, ja 10 vendet që harxhuan më shumë

Bota

Bota po armatoset “deri në dhëmbë”. Në 2020 shpenzime rekord për ushtrinë, ja 10 vendet që harxhuan më shumë

Më: 31 maj 2021 Në ora: 20:48
SHBA kryeson listën e vendeve me më shumë shpenzime me 778 miliardë dollarë.

Pandemia nuk e ndaloi botën që të armatosej edhe për 2020-ën, përkundrazi, nëse në pjesën më të madhe të sektorëve të ekonomisë buxhetet u shkurtuan, te ushtria të gjitha vendet më të mëdha të globet e lëshuan dorën.

Në 2020, sipas institutit SIPRI në të gjithë botën u shpenzuan rreth 2 mijë miliardë dollarë për armatime, shifra më e lartë që prej vitit 1988, kur nuk ishte shembur ende blloku komunist.

SHBA kryeson listën e vendeve me më shumë shpenzime me 778 miliardë dollarë, ndjekur nga Kina që ka shpenzuar rreth 252 miliardë, India me 73 mld dhe Rusia me 61.7 mld.

Shpenzimet ushtarake i rritën edhe Britania e Madhe, Gjermania, Japonia dhe Koreja e Jugut.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat