Pse Zelanda e Re rrezikohet nga një shpërthim i ri i koronavirusit?

Bota

Pse Zelanda e Re rrezikohet nga një shpërthim i ri i koronavirusit?

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 10:06
Zelanda e Re

Autoritetet shëndetësore janë të shqetësuar për një shpërthim të ri të  COVID-19, pasi një qytetar Australian që vizitoi kryeqytetin e Zelandës së Re në fundjavë rezultoi pozitiv. Lajmi është bërë i ditur disa orë pasi Zelanda e Re hoqi karantinën për udhëtarët në Uellsin e Ri Jugor.

Renditja e gjenomit do të përcaktojë nëse qytetari australian është i infektuar me variantin më infektues Delta. Shfaqja e varianteve më të transmetueshme dhe vetëkënaqësia e Zelandës së Re pas një periudhe 100 ditore pa asnjë rast të covid ka treguar se  ekziston mundësia e një shpërthimi të ri.

Menaxhimi i pandemisë dhe strategjia e eliminimit  të Covid-19 kanë bërë që vendi të jetë një shembull në të gjithë botën.  Në këtë pikë, Zelanda e Re mbetet një nga vendet e pakta në botë që nuk ka raportuar raste të Covid që nga fundi i shkurtit 2021.

Vende si Tajvani dhe Fixhi, dikur vende që treguan sukses në menaxhimin e pandemisë kanë shënuar rritje të konsiderueshme dhe të shpejta të rasteve dhe shtrimeve në spital. Ajo që po ndodh në Tajvan, Fixhi dhe vende të tjera të tilla si Vietnami duhet të  shërbejë si thirrje për Zelandën e Re.

Vetëkënaqësia

Thirrja e qeverisë për ta bërë të detyrueshëm aplikacionin NZ COVID Tracer, të paktën në vendet me rrezik më të lartë ku një numër i madh njerëzish mblidhen në ambiente të mbyllura, ka të ngjarë të fuqizohet tani.

Shkalla e ulët dhe në rënia e përdorimit të aplikacionit NZ COVID Tracer e bën më të vështirë gjurmimin e kontakteve, duke rrezikuar vendin veçanërisht nëse një variant më i transmetueshëm përhapet në vend.

Variantet dhe vaksinimi

Përhapja e varianteve të reja  shumë infektive mund të prekë Zelandën e Re pas shpërthimeve të fundit në Australi. Variantet e reja janë më të transmetueshme  gjithashtu mund të ulin efektivitetin e disa masave të marra nga Instituti i Shëndetit Publik.  Për shembull, në krahasim me variantin origjinal alfa, varianti delta është 60% më ngjitës , duke e bërë më të vështirë  gjurmimin e kontakteve.

Zelanda e Re ka miratuar Pfizer, por përhapja ka qenë më e ngadaltë se në vendet e tjera në botë. Por lajmi pozitiv është se studimet paraprake kanë treguar se vaksina Pfizer është 96% efektive kundër variantit delta.

Problemi për Zelandën e Re është se më pak se 10% e popullsisë  është vaksinuar plotësisht.

Problemet në kufi

Eliminimi i COVID-19 u ka dhënë studiuesve kohë  për të identifikuar se ku ndodhen popullatat në nevojë dhe për të modeluar shpërthimet e mundshme. Kjo do të ndihmojë në marrjen e masave të duhura  ndaj shpërthimeve në të ardhmen dhe përparësive të vaksinimit.

Një hulumtim i tillë duhet të ndihmojë në eliminimin  e pabarazisë, e cila ka qenë e dukshme në shumë aspekte të përgjigjes së COVID-19 anembanë globit.

Zelanda e Re dështoi 8 herë në sistemin e kontrollit kufitar midis gushtit dhe nëntorit të vitit të kaluar. Që nga ajo kohë, janë marrë masa të shumta në kufi dhe i gjithë stafi është vaksinuar por kjo nuk do të thotë që rreziku është zero.

Problemi në flluskat e udhëtimit është mungesa e  testimit përpara nisjes për ata që udhëtojnë nga dhe nga Australia. Testimi para nisjes nuk është asnjë garanci, por Zelanda e Re duhet të marrë në konsideratë testimin për të gjithë udhëtarët, jo vetëm nga vendet me rrezik më të lartë.

Ndërsa shumica e popullsisë duhet të vaksinohet për eliminuar virusin, njerëzit duhet të përdorin aplikacionin NZ COVID Tracer, të ruajnë higjienën duke larë duart shpesh dhe të bëjnë një test në rastet kur iu kërkohet.

Të veprosh në kohë e bën më të lehtë ndalimin e zinxhirit të transmetimit dhe eliminimin e rasteve të COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat