Shënohen temperatura rekord edhe në Polin e Veriut

Bota

Shënohen temperatura rekord edhe në Polin e Veriut

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 19:18
Foto ilustrim

Temperatura krejtësisht të pazakonta janë shënuar edhe në Polin e Veriut.

Sipas këqyrjeve satelitore, temperatura e sipërfaqes së tokës, në pikën më të akullt të globit, ka shënuar deri në 48 gradë celsius, një nivel i pa arritur kurrë më parë.

Rekordi i deritanishëm ishte shënuar në vitin 1936 kur temperatura arriti në 31.9 gradë celsius.

Kjo shifër ka alarmuar shkencëtarët, të cilët thonë se kjo mund të jetë nisja e një katastrofe, të shkaktuar nga ngrohja globale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat