Fëmijët e Shtetit Islamik në Siri mund ta kalojnë krejt jetën në burg

Bota

Fëmijët e Shtetit Islamik në Siri mund ta kalojnë krejt jetën në burg

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 12:14
Foto

Mijëra fëmijë të huaj, përfshirë ata britanikë, mund të përballen me burgim të përjetshëm në kampet dhe burgjet në veri-lindje të Sirisë, me pak shpresë për t’u liruar.

Një hetim i BBC-së ka zbuluar se fëmijët, prindërit e të cilëve mbështesnin Grupin e Shtetit Islamik, po zhvendosen nga kampet e shkretëtirës në burgjet e të rriturve.

Britania ka riatdhesuar vetëm një pjesë të vogël të fëmijëve nga Siria, shumica e të cilëve ishin jetimë.

Autoritetet kurde që drejtojnë këto objekte thonë se nuk mund t’i përballojnë duke theksuar se celulat terroriste të ISIS-it po rekrutojnë dhe radikalizojnë fëmijë të moshës tetë vjeç, raporton BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat