Gjenden 50 trupa të pajetë në lumin e Sudan-it

Bota

Gjenden 50 trupa të pajetë në lumin e Sudan-it

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 23:29
Foto ilustrim

Në provincën Kassala, Sudan, autoritetet raportuan se në bregun e lumit janë gjetur rreth 50 trupa njerëzish të pajetë – njerëz që iknin prej luftës në rajonin fqinj Tigray të Etiopisë.

Sipas zyrtarit sudanez disa trupa u gjetën me plagë me armë zjarri ose me duart e tyre të lidhura. Sipas tij do të zhvillohet një hetim mjeko -ligjor për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Kjo deklaratë u bë për median ndërkombëtare “Associated Press” në kushte anonimiteti, pasi zyrtari nuk ishte i autorizuar të informonte mediat.

Dy punonjës të shëndetësisë etiopianë në komunitetin kufitar sudanez të Hamdayet konfirmuan se kishin parë trupat e gjetur në lumin Setit, i njohur në Etiopi si Tekeze.

Lumi rrjedh nëpër disa nga zonat më të trazuara të konfliktit nëntëmujor në Tigray, ku populli etnik ka akuzuar forcat etiopiane dhe aleate për mizori ndërsa luftonin me forcat Tigray.

Tewodros Tefera, një kirurg i cili u largua nga qyteti Tigray i Humera-s në Sudan, tha për “Associated Press” se dy nga trupat u gjetën të hënën, një burrë me duar të lidhura dhe një grua me plagë në gjoks. Refugjatët kanë varrosur të paktën 10 trupa të tjerë, tha ai.

Ai ndau një video të burrave që shfaqeshin duke përgatitur një qefin për një trup që notonte me fytyrë poshtë në lumë.

Tewodros tha se trupat u gjetën në drejtim të rrymës nga Humera, ku autoritetet dhe luftëtarët aleatë nga rajoni Amhara i Etiopisë janë akuzuar nga refugjatët se kanë detyruar popullin e Tigray-t të largohej gjatë luftës. Me pretendimin se Tigray perëndimor është toka e tyre.

“Ne në fakt po kujdesemi për trupat e ndotur nga peshkatarët”, tha Tewodros. “Unë dyshoj se ka më shumë trupa në lumë”.

Një mjek tjetër që punonte në Hamdayet, i cili pa kufomat, i tha “Associated Press” se disa prej kufomave kishin shenja në fytyrë që tregonin se ishin tigrajanë etnikë. “Unë pashë shumë gjëra barbare”, tha mjeku, i cili foli në kushte anonimiteti sepse nuk ishte i autorizuar të fliste me gazetarët. “Disa ishin goditur nga një sëpatë”.

Dëshmitarët thanë se nuk kishin qenë në gjendje të kapnin të gjithë trupat që lundronin në lum për shkak të rrjedhjes së shpejtë të ujit gjatë sezonit të shirave.

Një llogari në median sociale Twitter e krijuar nga qeveria etiopiane i quajti akuzat për gjetjen e trupave si një fushatë e rreme nga “propagandistët” midis forcave Tigray.

Lufta në Tigray
Luftimet në Tigray shpërthyen në nëntor midis forcave federale të Etiopisë dhe partisë në pushtet të rajonit, Frontit të Çlirimit të Popullit Tigray (TPLF).

Kryeministri etiopian Abiy Ahmed, fitues i Çmimit Nobel për Paqen në vitin 2019, tha se lëvizja e forcave të tij në rajon ishte në përgjigje të sulmeve të TPLF-seë në kampet e ushtrisë federale.

Konflikti ka vrarë mijëra njerëz dhe ka dërguar dhjetëra të tjerë duke u larguar drejt Sudanit fqinj.

Zyrtarët e Organizatës së Kombeve të Bashkuara më herët kanë deklaruar se populli në Tigray – rreth 6 milionë banorë – po përballet me kushtet më të vështira të urisë.

“Deri më tani 900 mijë njerëz njerëz përballen me kushtet e urisë”.

TPLF-ja, më 4 korrik, deklaroi se ata duhet të njihen si qeveria legjitime e Tigray-s para se të pranonin çdo armëpushim.

Autoritetet në Addis Ababa më herët shpallën një armëpushim të njëanshëm. Ndërsa rebelët morën pjesën më të madhe të rajonit dhe zyrtarët qeveritarë u larguan.

TPLF-ja fillimisht e ka përshkruar armëpushimin e qeverisë etiopiane si një “shaka”. Si dhe u zotuan të dëbojnë “armiqtë” e tyre nga rajoni.

Kjo përfshinte trupat e Eritreas dhe forcat qeveritare pro-etiopiane nga rajoni Amhara-s i Etiopisë në jug të Tigray-t.

Nga ana tjetër ndërkombëtarët kanë bërë thirrje për një armëpushim në mënyrë që të ndihmohen miliona viktima të luftës. Si dhe do të duhet një kompromis i madh nga të gjitha palët në mënyrë që të arrihet paqja.

Si nisi konflikti?
Konflikti filloi më 4 nëntor, kur Kryeministri Ahmed urdhëroi një ofensivë ushtarake kundër forcave rajonale në Tigray.

Ai tha se e bëri këtë në përgjigje të një sulmi ndaj një baze ushtarake që strehonte trupat qeveritare atje.

Shkallëzimi erdhi pas disa muajsh grindje midis qeverisë së Abiy-it dhe drejtuesve të TPLF-së.

Pas sukseseve të hershme, duke përfshirë kapjen e kryeqytetit të Tigray, Mekelle, ushtria etiopiane e mbështetur nga trupat eritreane dhe forcat e Amhara-s u bllokuan në luftimet me rebelët e TPLF-së.

Të gjitha palët në konflikt janë akuzuar për kryerjen e vrasjeve masive dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut.

Bazat në Tigray 
Etiopia është e ndarë në dhjetë shtete rajonale të përcaktuara mbi baza etnike dhe të përshkruara kryesisht autonome, por me institucione qendrore.

Në vitin 2018, pas protestave anti-qeveritare, Abiy Ahmed mori detyrën e Kryeministrit dhe prezantoi reformat.

Politikanët e fuqishëm nga Tigray, shteti në veri të Etiopisë, e akuzuan Abiy-n për përpjekjen për të rritur fuqinë federale.

Marrëdhëniet u përkeqësuan dhe, pasi qeveria akuzoi rebelët tigraian për sulmimin e bazave ushtarake, ushtria etiopiane u zhvendos atje në nëntor.

Abiy deklaroi konfliktin në fund të nëntorit, por luftimet vazhduan dhe u rritën përpara zgjedhjeve kombëtare më 21 qershor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat