Gati 2000 të vdekur nga tërmeti në Haiti

Bota

Gati 2000 të vdekur nga tërmeti në Haiti

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 10:33
Haiti, tërmeti

Të paktën 1,941 njerëz kanë vdekur në Haitit si pasojë e tërmetit të madh që ka ndodhur të shtunën, thonë zyrtarët.

Afër 10 mijë persona janë lënduar, si dhe shumë prej tyre mungojnë pas tërmetit me magnitudë 7.2 rihter.

Puna e kërkim shpëtimit është penguar nga shirat e dendur që ishin këtë javë nga stuhia tropikale Grace në Karaibe.

Shuma persona i kanë humbur shtëpitë e tyre nga tërmeti, Organizata e Kombeve të Bashkuar (OKB) ka raportuar se rreth 500 mijë fëmijë kanë qasje të kufizuar në strehim dhe ushqim, shkruan BBC

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat