Irani zhvillon stërvitje ushtarake afër kufirit me Azerbajxhanin

Bota

Irani zhvillon stërvitje ushtarake afër kufirit me Azerbajxhanin

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 14:51
Irani zhvillon stërvitje ushtarake afër kufirit me Azerbajxhanin

Ushtria e Iranit ka zhvilluar një sërë ushtrimesh afër kufirit me Azerbajxhanin, si tregim force në mes tensionesh me këtë vend fqinj.

Televizioni shtetëror ka shfaqur këtë të premte pamje të tankeve, helikopterëve, artilerisë dhe ushtarëve që janë vendosur në një zonë në veriperëndim të vendit, raporton Aljazeera.

Ushtria ka thënë se ishte duke testuar një prodhim vendor të dronëve me rreze të gjata dhe “arritjet” e tjera për herë të parë.

Irani ka thënë hapur se është i brengosur me lidhjet ushtarake të Azerbajxhanit me armikun e vet Izraelin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat