Singapori blen ilaçin kundër Covid 19, të prodhuar nga Merck

Bota

Singapori blen ilaçin kundër Covid 19, të prodhuar nga Merck

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 14:40
Foto

Kompania amerikane, Merck ka njoftuar të mërkurën se ka arritur marrëveshje me Singaporin për ta furnizuar me pilulën eksperimentale kundër koronavirusit.

Molnupiravir mund të jetë pilula e parë që synon të luftojë Covid 19, sëmundjen që shkakton koronavirusi.

Merck është duke kërkuar miratimin e Administratës amerikane për Ushqim dhe Ilaçe për përdorimin e saj.
Australia ka blerë po ashtu pilulën e Merck, derisa Tajlanda, Koreja Jugore, Tajvani dhe Malajzia janë duke negociuar blerjen.

Nxitimi për ta porositur këtë pilulë vjen pasi të dhënat nga testimet klinike fillestare, të publikuara javën e kaluar, kanë treguar se ky ilaç mund të zvogëlojë për 50 për qind mundësinë e shtrirjes në spital apo vdekjes, për pacientët që rrezikojnë të sëmuren rëndë nga Covid 19.

Singapori ka raportuar 3,486 raste të reja me koronavirus të martën, ndërkohë që po përballet me shpërthimin më të keq prej përhapjes së pandemisë. Deri më tani, ky vend ka vaksinuar mbi 80 për qind të popullsisë kundër Covid 19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat