Ndalon “frymëmarrja” e planetit, ekspertët: Ndotja sërish në nivelet para pandemisë!

Bota

Ndalon “frymëmarrja” e planetit, ekspertët: Ndotja sërish në nivelet para pandemisë!

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 14:57
Foto ilustrim

Izolimet kombëtare të periudhës së parë të pandemisë së koronavirusit patën pasoja të mëdha psikologjike dhe ekonomike mbi shoqëritë. Por planetit ato i dhanë mundësinë e një frymëmarrjeje prej ndotjes, duke ushqyer shpresat se ky fenomen pozitiv mund të ishte dhe afatgjatë.

Një studim i publikuar së fundi megjithatë ka përmbysur çdo pritshmëri të tillë. Sipas raportit, në vitin 2021, nivelet e emetimit të dioksidit të karbonit në botë janë kthyer në ato që ishin para pandemisë. Të dhënat u bënë publike nga konsorciumi “Global Carbon Project”, një grup shkencëtarësh që hulumtojnë ndryshimet klimatike.

Ato u prezantuan në konferencën e Organizatës së Kombeve të Bashkuaraqë po mbahet në Glasgou të Skocisë. Vitin e kaluar, sipas shkencëtareve emetimet e CO2 ranë me një rekord prej 1.9 miliardë tonësh, apo 5.4 për qind pasi vendet vendosën masa të izolimit.

Ajri më i pastër në shumë prej qyteteve të mëdha rriti shpresat se bota ishte në rrugë të duhur për reduktimin e ndotjes nga karboni. Por nuk ishte kështu. Raporti parashikon që emetimet e vitit 2021 do të tregojnë një rritje prej 4.9 për qind, duke dëshmuar kështu qartë intensitetin dhe shpejtësinë e rikthimit në situatën e meparshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat