Protesta para ndërtesave të Amazonit në "Të Premten e Zezë"

Bota

Protesta para ndërtesave të Amazonit në "Të Premten e Zezë"

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 13:32
Logoja e kompanisë, Amazon.

Të premten, 26 nëntor, është duke u protestuar para ndërtesave të kompanisë Amazon në Mbretëri të Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Evropë, në të ashtuquajturën "E Premtja e Zezë".

Kjo ditë pason Ditën e Falënderimeve, e cila fesohet në SHBA.

E Premtja e Zezë është në mesin e ditëve kur ka më së shumti shitje në Amazon.

Një koalicion ndërkombëtar i sindikatave, dhe grupeve për mbrojtje të ambientit, ka protestuar në këto vende duke bërë thirrje që "Amazon të paguajë".

Në disa qytete në Britani janë bllokuar qendrat e kësaj kompanie.

E Premtja e Zezë është obesesion për konsum të tepruar, që nuk është në përputhje me një planet të jetueshëm”, kanë thënë disa grupe.

Amazon dhe kompanitë si ajo kanë përfituar nga dëshira jonë për komoditet dhe kanë nxitur konsum të shfrenuar në kurriz të botës natyrore”.

Në gjithë botën, rreth 50 organizata janë bërë pjesë e kërkesave të koalicionit që bën thirrje për pagesë të Amazonit, duke përfshirë, rritjen e pagës së punëtorëve, ndalimin e “mbikëqyrjes” së punëtorëve, zgjatjen e pushimit mjekësor, si dhe pagesën për taksat.

Në disa protesta është thënë se "ndikimi në rritje i kompanisë Amazon përbën kërcënim për komunitetin dhe punëtorët në gjithë botën"./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat