OBSH e shqetësuar: Masat e ashpra kundër Omicron-it përkeqësojnë pabarazinë

Bota

OBSH e shqetësuar: Masat e ashpra kundër Omicron-it përkeqësojnë pabarazinë

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 18:00
Foto ilustrim

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Gebrejesus, shprehu sot shqetësimin se disa vende po vendosin kufizime të përgjithshme kundër përhapjes së variantit omicron, për të cilin ai thotë se mund të mos jetë i nevojshëm dhe që ndëshkon padrejtësisht vendet afrikane.

“I kuptoj shqetësimet dhe nevojën për të mbrojtur qytetarët nga një variant që ne ende nuk e kuptojmë plotësisht. Por unë jam po aq i shqetësuar sepse disa shtete anëtare po prezantojnë masa të ashpra, të përgjithshme që nuk janë të bazuara në prova dhe vetëm sa do të përkeqësojnë pabarazinë”, tha Gebrejesus.

Varianti omicron i virusit korona u raportua për herë të parë në jug të kontinentit afrikan një javë më parë, gjë që shkaktoi një alarm global dhe çoi në ndalime të udhëtimit.

Përveç kësaj, lajmi për përhapjen e llojit të ri të virusit nxori në pah disproporcionin midis fushatave të vaksinimit masiv në vendet e pasura dhe vaksinimit sporadik në vendet në zhvillim.

Kreu i OBSH-së u bëri thirrje 194 vendeve anëtare që t'u përmbahen masave racionale, proporcionale.

"Ne kemi ende më shumë pyetje sesa përgjigje," tha Tedros për seriozitetin e variantit omicron dhe efektivitetin e vaksinave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat