Shefi i OKB-së, në Liban, kritikon udhëheqësit e saj

Bota

Shefi i OKB-së, në Liban, kritikon udhëheqësit e saj

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 23:32
Antonio Guterres dhe Michel Aoun

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres mbërriti në Libanin e përfshirë nga kriza të dielën, duke goditur liderët politikë që "paralizojnë" vendin përballë vuajtjeve të popullit të tij, raporton France24.

“Kam ardhur me një mesazh të thjeshtë: OKB-ja qëndron në solidaritet me popullin e Libanit”, tha Guterres në një konferencë për shtyp me presidentin libanez Michel Aoun.

“Duke parë vuajtjet e popullit të Libanit, udhëheqësit politikë libanezë nuk kanë të drejtë të ndahen dhe të paralizojnë vendin”, shtoi ai.

Ai tha se objektivi i takimeve të tij do të ishte "të diskutojmë se si mund të mbështesim më së miri popullin libanez për të kapërcyer krizën aktuale ekonomike dhe financiare dhe për të promovuar paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat