Shtrenjtimi i rrymës: “Vajzat nuk i sjellin fëmijët tek unë sepse shtëpia është shumë e fohtë”

Bota

Shtrenjtimi i rrymës: “Vajzat nuk i sjellin fëmijët tek unë sepse shtëpia është shumë e fohtë”

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 12:04
botDiane Skidmore

Ndikimi i rritjes së faturave të energjisë në Angli do të ndihet më së shumti nga ata që tashmë janë duke luftuar për të përballuar jetesën.

Apartamenti i gjyshes Diane Skidmore është aq i ftohtë saqë nipërit dhe mbesat e saj s’mund ta vizitojnë, shkruan Mirror.

71 vjeçarja pranon se shtëpia e saj bën që të gjithë familjarët të dridhen nga i ftohti dhe shqetësohen se do të sëmuret nga pneumonia. Por Diane thotë se këto janë hapat që ajo duhet të marrë, për të ulur ato fatura në rritje të energjisë.

Nëna e gjashtë fëmijëve dhe gjyshja e shtatë nipërve dhe mbesave, ka parë që faturat e saj të energjisë janë rritur me 50% në muajt e fundit.

Duke folur nga banesa e saj përdhese e ftohtë në Tulse Hill, Londra e Jugut, ajo tha: “Një fqinje hyri dje dhe vura re se ajo po dridhej. Unë thashë ‘Më vjen vërtet keq. Le të shkojmë në dhomën e ndenjes’, ku temperatura nuk ishte shumë e ndryshme, por dielli po ndriçonte. Vajzat e mia nuk do t’i sjellin fëmijët sepse shtëpia ime është shumë e ftohtë. Ato shqetësohen që unë do të sëmurëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat