Në Moskë shpërthen protesta kundër agresionit rus në Ukrainë

Bota

Në Moskë shpërthen protesta kundër agresionit rus në Ukrainë

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 17:45
Protesta

Rusët kanë nisur të humbin durimin me presidentin e tyre, Vladimir Putin.

Qindra njerëz morën pjesë në një protestë në Moskë sot pasi i pari i shtetit rus filloi një sulm “të plotë” nga toka, deti dhe ajri në Ukrainë, raporton skynews.

Një person u fotografua duke u arrestuar nga policia ruse gjatë demonstratës, ndërsa të tjerët mbanin pankarta ku shkruhej “Jo luftë. Liri për të burgosurit politikë”.

Theksojmë se Rusia është një ndër shtetet që më së shumti u shkelën të drejtat e njerëzve dhe protestat shpeshherë nuk lejohen.

Ndryshe, Rusia tashmë ka marr nën kontroll disa prej rajonet të shtetit ukrainas ndërsa mediat ndërkombëtare kanë raportuar edhe për viktima.

Image
Protesta
Image
Protesta

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat