Pavarësisht luftës, Gazprom-i thotë se gazi rus po vazhdon të qarkullojë nëpër Ukrainë

Bota

Pavarësisht luftës, Gazprom-i thotë se gazi rus po vazhdon të qarkullojë nëpër Ukrainë

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 11:35
Foto ilustrim

Kompania ruse e gazit, “Gazprom”, ka thënë se lufta në Ukrainë nuk i ka ndalur eksportet e gazit rus në Evropë përmes gazsjellësve që kalojnë nëpër territorin e Ukrainës.

“Gazprom-I është duke ofruar gaz rus për kalim transit nëpër rajonin e Ukrainës në mënyrë të rregullt dhe në linjë me kërkesat e konsumatorëve evropianë”, tha Sergey Kupriyanov, përfaqësues zyrtar i kompanisë ruse, siç raportohet nga agjencia e lajmeve “Interfax”.

Ai shtoi se të premten, shifra e gazit të transportuar do të shkojë në 103.8 milionë metër kub, shkruan “Deutsche Welle”. 

Varësia e Evropës nga gazi rus ka qenë një ndër faktorët që e kanë ndërlikuar kundërpërgjigjen e Perëndimit ndaj agresionit rus kundër Ukrainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat