​Kanadaja njofton ndihmën e re me armë për Ukrainën

Bota

​Kanadaja njofton ndihmën e re me armë për Ukrainën

Më: 23 prill 2022 Në ora: 18:43
Foto ilustrim

Kanadaja është shmangur të japë detaje ndërkohë që ka njoftuar një dërgesë të re më armë për Ukrainën e cila përgatitet për një sulm të ri rus.

Ministrja kanadeze e Mbrojtjes, Anita Anand në një deklaratë për mediat tha se “Ukrainës i kemi dërguar një sërë obusësh të llojit M-777”. Lidhur me këtë ajo nuk ka hyrë në detajet për numrin e tyre dhe municionet e dhëna.

Anand ka nënvizuar se ndihma me armë për Ukrainën është realizuar “bashkë me aleatët e SHBA-së”.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau në fillim të javës foli rreth një plani për të dërguar ndihmë për Ukrainën të cilin ai e emërtoi si “artileri të rëndë”, por nuk dha asnjë detaj se çfarë do të dhuronte ushtria e Kanadasë.

Ditën e mërkurë, në një pyetjeje lidhur me këtë temë, Trudeau u përgjigj: “Nuk mund të jap detaje se çfarë do t’u japim atyre dhe si do ta dërgojmë këtë”.

Kanali i lajmeve CBS, bazuar në informacionin e siguruar nga një burim për të cilin nuk ndan emrin e tij, ka pretenduar se Kanadaja i ka dërguar Ukrainës 4 artileri fushore dhe se nuk dihet numri i municioneve në dërgimin e armëve.

Kanadaja pak kohë më parë ka dërguar në Ukrainë disa nga stoqet e saj të vjetruara të armëve anti-tank Carl Gustaf ndërsa ministria e Mbrojtjes kishte vënë në dukje se për ukrainasit kanë siguruar “një numër të konsiderueshëm raketash kundër autoblindave” të cilët ata kishin kërkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat