Më shumë se 370 mijë refugjatë ukrainas janë në Gjermani

Bota

Më shumë se 370 mijë refugjatë ukrainas janë në Gjermani

Nga: V.N Më: 24 prill 2022 Në ora: 14:44
Foto e refugjatëve ukrainas

Policia federale e Gjermanisë ka regjistruar deri më sot 376,124 refugjatë nga Ukraina, sipas Ministrisë së Brendshme të vendit, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Këta janë kryesisht fëmijë, gra dhe të moshuar, thanë ata në një postim në Twitter.

Gjithashtu ministri gjerman i Transportit, Volker Wissing, tha se Berlini nuk do të vendosë një kufi të sipërm për numrin e refugjatëve që do të pranojë nga Ukraina.

Wissing tha se Gjermania ende duhet të përgatitet për të papritura, sepse që nga 24 shkurti, kur Rusia filloi luftën e saj kundër Ukrainës, nga Ukraina janë larguar më shumë se 5 milionë vetë. "Ne po i mbajmë strukturat logjistike dhe ato të transportit në dispozicion, sepse nuk mund të parashikojmë rrjedhën e luftës dhe mund të përjetojmë në çdo kohë një rritje të numrit të refugjatëve”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat