Pesë të vrarë në sulmet e transportit

Bota

Pesë të vrarë në sulmet e transportit

Nga: V.N Më: 25 prill 2022 Në ora: 15:56
Foto e luftës në Ukrainë

Të paktën pesë persona janë vrarë pasi raketat ruse goditën dy qytete në rajonin qendror Vinnytsia të Ukrainës, ka thënë zyra e prokurorit rajonal, raporton BBC, transmeton Bota sot.

18 të tjerë u plagosën nga sulmet në infrastrukturën e transportit në Zhmerynka dhe Kozyatyn, thanë zyrtarët.

“Armiku po përpiqet të godasë infrastrukturën kritike”, citohet të ketë thënë guvernatori rajonal nga agjencia e lajmeve Reuters në një video të publikuar në Telegram.

Siç kemi raportuar, zyrtarët ukrainas thonë se pesë stacione hekurudhore janë sulmuar në Ukrainën qendrore dhe perëndimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat