Qytetarëve të Ukrainës iu ofrohen sanduiça nga WCK

Bota

Qytetarëve të Ukrainës iu ofrohen sanduiça nga WCK

Nga: M.H. Më: 26 prill 2022 Në ora: 07:27
Foto ilustrim

Një lëvizje bamirësie e udhëhequr nga kuzhinieri i famshëm amerikan Jose Andres po ndihmon në ushqimin e atyre që kanë më shumë nevojë në Ukrainë.

Vullnetarët e World Central Kitchen (WCK) po prodhojnë 12,000 sanduiçe të freskëta në ditë për nevojtarët e konfliktit, shkruan Sky news, përcjell “Bota sot”.

Duke e përshkruar veten si një ekip i "përgjegjësve të parë të ushqimit", WCK u përgjigjet fatkeqësive natyrore, krizave të shkaktuara nga njeriu dhe emergjencave humanitare në mbarë botën.

Grupi ka shërbyer 12 milionë vakte falas në tetë vende.

Brenda disa ditësh nga pushtimi fillestar rus, WCK filloi t'u shërbente ushqime familjeve që udhëtonin në distanca të gjata dhe prisnin me orë të tëra në pika të ndryshme kufitare në Poloni dhe më pas në Rumani, Moldavi, Hungari dhe Sllovaki.

Dhe tani punëtorët e saj janë në Lviv, Ukrainë, duke ndihmuar familjet, refugjatët, spitalet dhe punonjësit e mjekësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat