Zyrtarët rusë: Kherson do të përdorë rubla nga 1 maji

Bota

Zyrtarët rusë: Kherson do të përdorë rubla nga 1 maji

Nga: A.SH Më: 28 prill 2022 Në ora: 07:15
Ushtarët ukrainas bëjnë një patrullë në hyrje të rajonit Kherson, shumë afër pozicioneve ruse

Qyteti Kherson në Ukrainën jugore, të cilin Rusia pretendon se e ka pushtuar, do të përdore rublën nga 1 maji, raportoi media shtetërore ruse Ria Novosti.

Kirill Stremousov, nënkryetari i administratës ushtarako-civile të rajonit, tha për Ria Novosti se tranzicioni do të ndodhë në një periudhë prej katër muajsh, gjatë së cilës rubla ruse dhe hryvnia ukrainase do të jenë në qarkullim, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Pas kësaj periudhe, rajoni do të kalojë plotësisht në përdorimin e monedhës ruse, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat