Guterres do të takohet me Zelensky

Bota

Guterres do të takohet me Zelensky

Nga: A.SH Më: 28 prill 2022 Në ora: 07:19
Guterres u ul përballë Putinit në skajet e largëta të një tavoline të gjatë kur u takuan të martën

Është një ditë diplomacie përpara ndërsa António Guterres, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, do të takohet më vonë me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky në Kiev për bisedime.

Guterres ka udhëtuar tashmë në Moskë në fillim të kësaj jave për t'i bërë thirrje Vladimir Putinit për ndalje të luftës. Në bisedimet e Moskës, Guterres bëri të qartë se OKB-ja i konsideronte veprimet e Rusisë një pushtim - dhe përsëriti thirrjet për Rusinë dhe Ukrainën që të punojnë së bashku për të krijuar korridore të sigurta humanitare, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Në një postim në Twitter dje pasi ai arriti në Ukrainë, Guterres shkroi "vazhdojmë punën tonë për të zgjeruar mbështetjen humanitare dhe për të siguruar evakuimin e civilëve nga zonat e konfliktit".

Dhe ai u tha mediave portugeze se Putini kishte rënë dakord në parim për të ndihmuar në evakuimin e qindra civilëve të bllokuar në një fabrikë çeliku në Mariupol. Por ai tha se operacioni ishte i ndërlikuar dhe "veçanërisht delikat".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat