Antonio Guterres: Lufta bërthamore është e paimagjinueshme

Bota

Antonio Guterres: Lufta bërthamore është e paimagjinueshme

Nga: H.O. Më: 28 prill 2022 Në ora: 21:04
Antonio Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres për BBC thotë se Kombet e Bashkuara nuk do të dorëzohen dhe ai dëshiron paqen në Ukrainë, "në përputhje me kartën e OKB-së".

Ai thotë se "Ukraina ka nevojë dhe meriton angazhimin tonë të plotë dhe mbështetjen e plotë".

Rusia vazhdon të paralajmërojë Perëndimin se po provokon një luftë prokure duke i ofruar Ukrainës pajisje ushtarake.

 I pyetur për një Luftë të Tretë Botërore të mundshme, Guterres thotë se një "luftë bërthamore është e paimagjinueshme".

Ai shton: "Ne duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur për ta bërë të pamundur."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat