Rusia dënon akuzat e SHBA-së për shthurje

Bota

Rusia dënon akuzat e SHBA-së për shthurje

Nga: V.N Më: 30 prill 2022 Në ora: 13:59
foto ilustrim

Ambasadori i Rusisë në SHBA, Anatoli Antonov, ka hedhur poshtë akuzat e zëdhënësit të Pentagonit, John Kirby, se presidenti rus Vladimir Putin ka vepruar me "shthurim" në pushtimin e tij në Ukrainë, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Dje, Kirby u bë dukshëm emocional teksa pyeti se si dikush "moral" mund të justifikonte mizoritë e kryera nga Rusia. Por në një postim në mediat sociale, Antonov e përshkroi deklaratën e Kirby si "fyese dhe të papranueshme".

"Është bërë një normë këtu që zyrtarët e administratës i bazojnë gjykimet e tyre në gënjeshtrat e pista të autoriteteve ukrainase," tha z. Antonov.

Ambasadori rus shtoi se SHBA nuk dëshiron që armiqësitë në Ukrainë të përfundojnë. Ai përfundoi duke thënë se Kirby "ka humbur dinjitetin e një oficeri amerikan, duke iu drejtuar fyerjeve në rrugë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat