Zelensky paralajmëron krizën globale të ushqimit

Bota

Zelensky paralajmëron krizën globale të ushqimit

Nga: M.H. Më: 2 maj 2022 Në ora: 10:06
Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Zelensky ka paralajmëruar se konflikti mund të shkaktojë një krizë ushqimore që prek vendet në mbarë botën.

Duke folur për programin australian të lajmeve 60 Minutes, Zelensky tha se vendi i tij mund të humbasë dhjetëra miliona tonë drithë sepse Rusia kishte bllokuar portet e saj në Detin e Zi, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

Ukraina është një nga eksportuesit kryesorë në botë të grurit dhe produkteve të tjera ushqimore.

“Rusia dëshiron të bllokojë plotësisht ekonominë e vendit tonë”, tha Zelensky.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat