Hungaria kundër ndalimit të plotë të importit të naftës dhe gazit rus

Bota

Hungaria kundër ndalimit të plotë të importit të naftës dhe gazit rus

Më: 2 maj 2022 Në ora: 12:49
Foto ilustrim

Hungaria kundërshton idenë e Bashkimit Evropian për ndalim të plotë të naftës dhe gazit të importuar nga Rusia, ka thënë të hënën zëdhënësi i qeverisë hungareze, Zoltan Kovacs.

Qëndrimi hungarez në lidhje me çdo embargo të naftës dhe gazit nuk ka ndryshuar, ne nuk i mbështesim ato”, ka thënë ai, raportoi BBC-ja.

Një ndalim total ndaj dy lëndëve djegëse fosile ruse po shqyrtohet aktualisht nga Komisioni i BE-së për t’u përfshirë në raundin e gjashtë të sanksioneve kundër Moskës.

Ministrat e Energjisë të BE-së shpresojnë të arrijnë një qëndrim për gazin dhe naftën ruse nëpërmjet bisedimeve urgjente që do të nisin të hënën (sot).

Ministri i Ekonomisë i Gjermanisë, Robert Habeck pranon se nuk ka një pikëpamje unanime midis 27 vendeve të bllokut për ndalimin e furnizimeve me energji ruse.

Moska vazhdon të deklarojë se blerësit e huaj të gazit duhet të paguajnë në bankën e saj private, Gazprombank, e cila konverton çdo dollarë ose euro në rubla.

Komisioni Evropian sugjeron se vendet evropiane që përmbushin kërkesat bankare të Moskës mund të shkelin sanksionet e BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat