Britania po dërgon pajisje ushtarake në vlerë të 1.5 miliard eurove në Ukrainë

Bota

Britania po dërgon pajisje ushtarake në vlerë të 1.5 miliard eurove në Ukrainë

Më: 8 maj 2022 Në ora: 12:20
Volodymyr Zelensky dhe Boris Johnson

Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar se do të ofrojë ndihmë të re ushtarake për Ukrainën në vlerë të 1.5 miliard eurove.

“Sulmi brutal i Putinit jo vetëm që po shkakton shkatërrimin e Ukrainës, por po kërcënon paqen dhe sigurinë në të gjithë Evropën”, tha kryeministri britanik, Boris Johnson, raporton theguardian.

Britania ka njoftuar se do të sigurojë fonde shtesë për Ukrainën nga rezervat e qeverisë në rast emergjencash.

Ndërkohë, grupi i shtatë vendeve më të zhvilluara (G7) do të mbajë një video-takim teksa pritet të flas edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Ndryshe, Rusia sot ka bombarduar një strehimore shkollore në Luhansk, ku dyshohet se janë vrarë 60 persona. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat