Sulmohet kolona civile, vdesin disa persona

Bota

Sulmohet kolona civile, vdesin disa persona

Nga: A.M Më: 8 maj 2022 Në ora: 14:28
Foto ilustrim

Një kolonë automjetesh civile që përpiqeshin t'i shpëtonin luftimeve pranë qytetit të Kharkiv u qëlluan, ku aty mbeten të vrarë disa njerëz, tha policia e rajonit të Kharkiv. 

Serhiy Bolvinov, shefi i departamentit të hetimit, tha se policia kishte humbur kontaktin me kolonën disa ditë më parë, raporton CNN, përcjell "Bota sot".

Kishte 15 makina që udhëtonin pranë fshatit Staryi Saltiv, i cili ka pasur luftime të ashpra ditët e fundit ndërsa forcat ukrainase kanë nisur një kundërsulm kundër rusëve në lindje të Kharkiv.

Në atë kohë, kolona po përpiqej të arrinte në territorin e kontrolluar nga ukrainasit, tha Bolvinov.

“Për shkak të luftimeve të vazhdueshme, nuk ishte e mundur të arrihej në vendin e kolonës”, tha Bolvinov.

Rrënojat e autokolonës u gjetën të premten, tha ai. Pasi mbërritën në vendngjarje, hetuesit gjetën një tank të thyer të armikut dhe trupat e dy ushtarëve rusë, raporton CNN, përcjell "Bota sot".

300 metra më tej, u gjetën gjashtë makina me vrima plumbash. Katër trupa u gjetën në makina dhe, sipas Bolvinov, dukej se ishin disa nga civilët që kishin qenë në kolonë.

Eshtrat e një vajze 13-vjeçare ishin identifikuar pozitivisht, tha ai.

Bolvinov nuk dha detaje se çfarë mund të ketë ndodhur me automjetet e tjera në kolonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat