Bisedimet Britani e Madhe-SHBA për 'hapat e ardhshëm' për Ukrainën

Bota

Bisedimet Britani e Madhe-SHBA për 'hapat e ardhshëm' për Ukrainën

Nga: H.O. Më: 12 maj 2022 Në ora: 07:32
Pamje nga takimi

Sekretari i Mbrojtjes i Britanisë së Madhe Ben Wallace është takuar me homologun e tij amerikan Lloyd Austin në Pentagon për bisedime mbi "hapat e ardhshëm" në Ukrainë.

Kështu shkruan SkyNews, transmeton Bota sot.

Udhëheqësit diskutuan rëndësinë e bashkëpunimit transatlantik dhe sigurisë rajonale në dritën e "sulmit të paprovokuar dhe brutal të Rusisë ndaj Ukrainës", thuhet në një deklaratë nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së.

Ata diskutuan gjithashtu "përpjekjet e vazhdueshme për të mbështetur Ukrainën", duke përfshirë sigurimin e "ndihmës së sigurisë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat