​Aprovohet rezoluta për nisjen e hetimeve për krime lufte në Ukrainë

Bota

​Aprovohet rezoluta për nisjen e hetimeve për krime lufte në Ukrainë

Më: 12 maj 2022 Në ora: 18:12
Foto ilustrim

Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka miratuar një rezolutë për nisjen e një hetimi kundër forcave ushtarake ruse të akuzuara për abuzim.

Në një seancë urgjente në Gjenevë, këshilli dëgjoi akuzat për krime lufte - ekzekutime civile, përdhunime, tortura dhe rrëmbime të detyruara.

Rezoluta u miratua me 33 vota pro, 12 abstenime dhe dy vota kundër - nga Kina dhe Eritrea.

Rusia u pezullua nga Këshilli muajin e kaluar dhe vendosi të mos i bashkohet seancës si vëzhguese, raporton BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat