Intensifikohen sulmet në fabrikën e çelikut në Mariupol

Bota

Intensifikohen sulmet në fabrikën e çelikut në Mariupol

Nga: A.M. Më: 13 maj 2022 Në ora: 16:21
Foto ilustrim

Forcat e Armatosura të Ukrainës lëshuan më herët një përditësim mbi situatën në terren në qytetin port jugor të Mariupolit, ndërsa lufta me Rusinë i afrohet ditës së 80-të, raportonn Sky news, përcjell "Bota sot".

Në njoftim thuhej se trupat ruse ka të ngjarë të rrisin bombardimet e tyre ndaj fabrikës së çelikut Azovstal në ditët në vijim.

Ka ende shumë mbrojtës ukrainas të strehuar në vend, me disa prej tyre të plagosur rëndë.

Dje, zëvendëskryeministrja ukrainase tha se ishte e angazhuar në negociata me Rusinë për të evakuuar 38 ushtarë të cilët janë "të shtrirë në shtrat" për shkak të plagëve të tyre.

Forcat e Armatosura të Ukrainës shtuan se sulmet ajrore kanë vazhduar në Mariupol, por trupat ruse janë fokusuar në bllokimin e luftëtarëve ukrainas në uzinë.

Zëdhënësi Oleksandr Shtupun tha se Rusia po përpiqej të merrte "kontrollin e plotë mbi qytetin dhe të shtypte rezistencën e mbrojtësve ukrainas".

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat