Ky ishull suedez mund të jetë në prag të pushtimit rus

Bota

Ky ishull suedez mund të jetë në prag të pushtimit rus

Më: 13 maj 2022 Në ora: 18:59
Ilustrim

Ndërsa Suedia mendon për t’u bashkuar me NATO-n, një destinacion i largët pushimesh në Detin Baltik po forcon edhe një herë mbrojtjen e tij.

I njohur si një ishull parajsor i plazheve me rërë, Gotland ka qenë prej kohësh një vend i njohur pushimesh për shumë suedezë.

Ishulli ndodhet 300 kilometra nga shtëpia e Flotës Balltike të Rusisë dhe veproi si një pengesë kryesore kundër zgjerimit sovjetik.

Dhe ndërsa tensionet rreth aplikimit të propozuar të Suedisë në NATO rriten, kombi skandinav po rindërton përsëri praninë e tij ushtarake në Gotland.

“Do të ketë më shumë ushtarë dhe më shumë aktivitet në Gotland,” thotë koloneli Magnus Frykvall, komandant i Batalionit Gotland.

“Ne duhet të ndërtojmë një kapacitet më të madh dhe më të mirë ushtarak për shkak të situatës aktuale”.

Suedia pritet të zbulojë në ditët në vijim nëse do të kërkojë të anëtarësohet në aleancën ushtarake të NATO-s. Finlanda ka deklaruar se do të aplikojë për anëtarësim në NATO brenda ditëve të ardhshme.

Dalja në favor të bashkimit është një zhvillim historik për të dy kombet. Suedia i ka shmangur aleancat ushtarake për më shumë se 200 vjet, ndërsa Finlanda adoptoi neutralitetin pasi u mund nga Bashkimi Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore, shkraun Tiranapost.

Në fillim të kësaj jave, Rusia paralajmëroi për pasoja të rënda nëse njëri prej vendeve do t’i bashkohej aleancës. Por ndërsa lufta e Putinit në Ukrainë vazhdon, shumë vendas të Gotland janë të etur për të mbrojtur kombin e tyre me çdo kusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat