Zelensky: Rusia përdor urinë si kërcënim

Bota

Zelensky: Rusia përdor urinë si kërcënim

Nga: A.SH Më: 14 maj 2022 Në ora: 06:58
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky

Presidnenti ukrainas Zelensky iu referua bllokadës së porteve të Detit të Zi të Ukrainës, diçka që ekspertët thonë se mund të shkaktojë një krizë globale ushqimore.

Kjo për shkak se - para pushtimit - Ukraina eksportonte një sasi të madhe të produkteve bujqësore në mbarë botën, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Zelensky përsëriti akuzën e tij se bllokada ishte pjesë e një strategjie të qëllimshme nga Moska për të shkaktuar kaos.

Ai tha se zyrtarët rusë po "kërcënojnë hapur botën se do të ketë mungesë buke në dhjetëra vende".

Duke iu drejtuar drejtpërdrejt udhëheqësve perëndimorë, ai pyeti: "Në çfarë destabiliteti politik dhe flukse migracioni do të çojë kjo? Sa do të duhet të shpenzoni atëherë për të kapërcyer pasojat?"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat