Senatorët amerikanë takohen me Zelensky në Kiev

Bota

Senatorët amerikanë takohen me Zelensky në Kiev

Nga: A.M Më: 14 maj 2022 Në ora: 17:52
Zelensky

Një delegacion i politikanëve amerikanë - përfshirë udhëheqësin republikan të Senatit Mitch McConnell - janë takuar me Presidentin e Ukrainës Zelensky në Kiev, raporton BBC, përcjell "Bota sot".

Senatorët Susan Collins, John Barrasso dhe John Cornyn ishin gjithashtu në udhëtim.

Pe4rmes një postimi në mediat sociale, Zelensky tha se vizita ishte "një sinjal i fortë i mbështetjes dypartiake për Ukrainën nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara dhe populli amerikan".

“Faleminderit për udhëheqjen tuaj që na ndihmoni të luftojmë jo vetëm për vendin tonë, por edhe për vlerat dhe liritë demokratike”.

Ajo vjen në një kohë kur përpjekjet e SHBA-së për të ndihmuar Ukrainën kanë goditur një pengesë të brendshme politike, me senatorin Rand Paul duke bllokuar një votim kyç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat