OBSH deklarohet për praninë e koronavirusit në Korenë e Veriut

Bota

OBSH deklarohet për praninë e koronavirusit në Korenë e Veriut

Më: 17 maj 2022 Në ora: 19:16
Kim Jong Un

Zyrtari i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Mike Ryan tha sot se niveli i lartë i transmetimit të koronavirusit te njerëzit e pa vaksinuar, siç është rasti në Korenë e Veriut, krijon një rrezik më të lartë të varianteve të reja.

“Është sigurisht shqetësuese nëse vendet nuk përdorin fondet që janë tani në dispozicion”, tha drejtori i situatave emergjente të OBSH-së, Mike Ryan, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me epideminë në Korenë e Veriut.

Ai kujtoi se OBSH-ja ka thënë vazhdimisht se aty ku ka transmetim të pa verifikuar, gjithmonë ekziston rreziku i varianteve të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat