Mariupol do të lihet në duar të gjaktarit të Putinit-Kadyrov

Bota

Mariupol do të lihet në duar të gjaktarit të Putinit-Kadyrov

Më: 18 maj 2022 Në ora: 14:32
Foto ilustrim

Një përditësim nga Ministria Britanike e Mbrojtjes të mërkurën në mëngjes zbuloi se rezistenca e ashpër ukrainase në Mariupol ka shkaktuar shumë viktima në trupat ruse.

Për këtë arsye, Rusia po mbështetet gjithashtu në luftëtarët çeçenë, të cilët janë të dislokuar posaçërisht në Mariupol dhe në rajonin e shkëputur të Luhanskut.

Sipas informacioneve nga autoritetet ukrainase, vetë Ramzan Kadyrov (45), i cili konsiderohet "gjaktar i Putinit", do të marrë nën kontroll Mariupolin.

Kjo është raportuar nga gazeta ukrainase "Ukrainska Pravda", duke cituar një këshilltar të kryetarit të bashkisë.

“Mariupol doli të ishte tepër armiqësor dhe nacionalist. Për të frikësuar dhe shtypur rezistencën, Mariupoli u dorëzohet Kadirovistëve. Përfshi portin dhe të drejtën e plaçkitjes.

Tani kemi marrë konfirmim të pjesshëm për këtë”, tha konsulenti.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat