Kolumbia do të trajnojë ushtarët ukrainas për teknikat e çminimit

Bota

Kolumbia do të trajnojë ushtarët ukrainas për teknikat e çminimit

Nga: M.H. Më: 24 maj 2022 Në ora: 13:07
Ministri i Mbrojtjes i Kolumbisë, Diego Molano Aponte

Kolumbia do të dërgojë një ekip ushtarësh të saj në Evropë për të trajnuar trupat ukrainase për pastrimin e minave, njoftoi ministria e mbrojtjes në faqen e tyre të internetit.

Ministri i Mbrojtjes Diego Molano Aponte tha në një postim në Twitter se njëmbëdhjetë inxhinierë ushtarakë kolumbianë do të udhëtojnë në një vend të panjohur, fqinj evropian , i cili është anëtar i NATO-s - për të trajnuar disa nga ushtarët e Ukrainës se si të përsosur procedurat taktike për të hequr minat tokësore dhe eksplozivët e tjerë, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

Kolumbia është një nga vendet më të minuara në botë.

Vdekjet dhe plagosjet janë ende të zakonshme, pasojë e dekadave të luftimeve midis qeverisë dhe grupeve të armatosura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat