Ukraina e quan planin e pasaportave të Rusisë për zonat e pushtuara kriminale

Bota

Ukraina e quan planin e pasaportave të Rusisë për zonat e pushtuara kriminale

Nga: A.SH Më: 25 maj 2022 Në ora: 19:45
Kherson është qyteti i parë dhe i vetëm i madh ukrainas i pushtuar nga Rusia

Plani i Rusisë për ta bërë më të lehtë për ukrainasit që jetojnë në rajonet e kontrolluara nga Rusia të Ukrainës marrjen e nënshtetësisë ruse shkel ligjin ndërkombëtar, thotë Kievi.

Qeveria akuzoi Kremlinin për sjellje "kriminale", raporton BBC, përcjell Bota sot.

Presidenti Vladimir Putin ka lëshuar një urdhër për të thjeshtuar procedurën e dhënies së shtetësisë ruse për banorët e rajoneve Zaporizhzhia dhe Kherson në jug të Ukrainës.

Kherson është qyteti i parë dhe i vetëm i madh ukrainas i pushtuar nga Rusia.

"Lëshimi i paligjshëm i pasaportave... është një shkelje flagrante e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, si dhe normave dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare humanitare," tha Ministria e Jashtme e Ukrainës në një deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat